Dhjetëra banorë gjatë së enjtes janë kthyer nga rruga në hyrje të Brezovicës derisa të reshurat e borës e kanë vështirësuar qarkullimin, madje dhjetëra vetura kanë mbetur në mes të rrugës.
Meriton Bobaj, përfaqësues i OJQ ‘’Kosovo Outdoor Guru’’ e cila merrej me turizëm malor, ka thënë se rruga po vazhdon të jetë e vështirësuar për qarkullim, andaj është mirë që qytetarët të kenë kujdes që mos të nisën me vetura pa përgatitje dimërore, raporton Koha Ditore.
“Rruga për Brezovicë në orët e mëngjesit ka qenë e bllokuar, ndërkohë pasdite pas ardhjes së kompanisë për pastrimin e borës rruga është hapur por sërish është shumë e vështirësuar për qarkullim”, ka thënë ai.
