Arbëri

Pezullohet greva e mjekëve, shpresojnë në premtimet e politikës

Foto: Koha / ilustrim
 

Blerim Syla, kryetar i Federatës së Shëndetësisë së Kosovës, ka thënë se greva e mjekësve është pezulluar me vendim të Këshillit Drejtues, ndërsa si arsye të ndërprerjes së grevës i ka përmendur premtimet që kanë dhënë Ramush Haradinaj e Kadri Veseli për plotësimin e kërkesave të tyre, raporton KTV.

“Deri në gjysmën e dytë të janarit ku do të përcillet aktiviteti i parlamentit dhe qeverisë bazuar në premtimet që i kanë dhënë në takimin e fundit kryeparlamentari Veseli dhe kryeministri Haradinaj. Do të punohet intensivisht me të gjitha grupet që në listë të merren parasysh kërkesat e Federatës për të gjithë punëtorët shëndetësorë. Federata distancohet nga çdo lloj organizimi tjetër me të vetmen arsye se popullit i duhen shërbimet mjekësore”, ka thënë Syla.