Kosova nuk mund të presë asgjë nga Presidenca rumune e BE-së Foto: Koha / ilustrim

Kosova nuk mund të presë asgjë nga Presidenca rumune e BE-së

Augustin Palokaj Augustin Palokaj 03 January 2019 07:07

Me fillimin e vitit të ri kryesimi gjashtëmujor i radhës i Bashkimit Evropian nga Austria iu dorëzua formalisht Rumanisë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ky shtet po merr kryesimin e BE-së pikërisht në 12-vjetorin e anëtarësimit në këtë union, por me shumë dyshime se a do të jetë në gjendje apo jo që me sukses të kryejë detyrën e kryesuesit të radhës.

Dyshime se Rumania është e gatshme për Presidencën e BE-së para disa javësh kishte shfaqur edhe vetë presidenti i këtij shteti Klaus Iohannin, ndërsa para disa ditësh këtë e bëri edhe presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker. Ky i fundit tha se ka “disa dyshime” nëse Rumania e ka kuptuar se për të udhëhequr BE-në “duhet të kesh gatishmëri të dëgjosh te tjerët, ndërsa interesat tua t’i lësh në fund të radhës”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme