Kosova, lart në agjendën e takimit Vuçiq - Putin

Kosova, lart në agjendën e takimit Vuçiq - Putin

02 January 2019 21:18

Takimi i ardhshëm i kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me atë të Rusisë, Vladimir Putin, i treti brenda nëntë muajve, do të jetë konfirmim i mirëbesimit dhe i mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet dy vendeve, ka thënë sot ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Çepurin, transmeton Koha.net.

“Kosova do të jetë lart në agjendën e bisedave të dy shtetarëve”, citon “blic” i Beogradit të ketë thënë Çepurin.

Ai ka përsëritur se Rusia edhe më tej fuqimisht e përkrah Serbinë në mbrotjen e interesave kombëtare, sovranitetin dhe integritetin territorial në përputhje me Rezolutën 1244 të KS-së.

Siaps tij, zgjidhja për “çështjen e Kosovës”, përkundër letrave të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, nuk është afër.

“Rusia përkrah opsionin e Serbisë për Kosovën”, ka përfudnuar ai.

Putin në Beograd do të qëndrojë më 17 janar.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme