Arbëri

Veseli premton ndryshimin e Ligjit për veteranët e UÇK-së

Veseli premton ndryshimin e Ligjit për veteranët e UÇK-së
 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, me të cilët ka diskutuar për nevojat dhe kërkesat e këtyre kategorive, njofton kumtesa.

Përfaqësuesit e shoqatës së familjeve të dëshmorëve dhe të invalidëve të luftës kanë kërkuar mbështetjen e tij për ndryshimin e ligjit që ua pamundëson familjeve të dëshmorëve, invalidëve, viktimave civile dhe familjeve të të zhdukurve të realizojnë të drejtat e tyre për pensionet kontributdhënëse, transmeton Koha.net.