Arbëri

Vetëm Ushtria bëri bashkë pozitë-opozitë sivjet në Kuvend

Foto: Koha / ilustrim
Foto: Ilustrim
 

Gjatë vitit 2018, vendimmarrja në Kuvendin e Kosovës u sfidua seriozisht. Mungesa e kuorumit ishte një “hije” që ndoqi seancat plenare. Në Kuvend, mungoi një shumicë vendimmarrëse e partive të koalicionit qeverisës, por edhe një opozitë me numrat e mjaftueshëm që do të sfidonte pushtetin aktual.

Uniteti i pushtetit dhe opozitës, përjashtuar deputetët e Listës Serbe, u dëshmua me miratimin e ligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.