GAP gjen më shumë trasnparencë në buxhetet komunale

GAP gjen më shumë trasnparencë në buxhetet komunale

28 December 2018 11:38

Sot Instituti GAP organizoi konferencë për media ku publikoi raportin “Indeksi i Transparencës Buxhetore të Komunave 2017”, njofton kumtesa, trasnmeton Koha.net.

Ky raport prezanton një vlerësim të transparencës buxhetore të komunave në Kosovë duke i renditur komunat në bazë të performancës më të mirë.

Blendi Hasaj, Hulumtues në Institutin GAP, theksoi se indeksi i transparencës buxhetore komunale bën një vlerësim dhe renditje të komunave varësisht nga numri i dokumenteve të publikuara, dëgjimeve buxhetore me qytetarë dhe përgjigjet në kërkesat e Institutit GAP për qasje në dokumente buxhetore. Të gjeturat e këtij raporti tregojnë se krahasuar me vitin 2016, në vitin 2017 është rritur niveli i transparencës buxhetore. Përderisa në vitin 2016 vetëm 47% e komunave kanë mbledhur mbi 50 pikë në indeks, në vitin 2017 janë 53% të komunave që kanë mbledhur mbi 50 pikë. Sipas këtij indeksi del se komuna me transparencën më të lartë në 2017 është komuna e Shtimes e cila ka mbledhur 85.5 pikë. Ndërsa tri komunat që nuk kanë mbledhur asnjë pikë në indeks, pra që nuk kanë publikuar asnjë dokument buxhetor apo organizuar dëgjime buxhetore me qytetarë, janë komuna e Mamushës, Leposaviqit dhe Zveçanit.

Blend Hyseni, Hulumtues në Institutin GAP, shpjegoi metodologjinë dhe të gjeturat e indeksit të Institutit GAP për transparencën buxhetore të komunave. Ai shpjegoi se një komunë mund të merr maksimumin e pikëve vetëm në rast se i ka publikuar të gjitha dokumentet buxhetore lidhur me buxhetin e vitit 2017. Për dallim nga indeksi i vitit 2016, në indeksin e vitit 2017 është shtuar edhe raporti i auditorit të brendshëm të komunës i vlerësuar me dhjetë pikë, ndërsa është ulur numri i pikëve për dëgjimet buxhetore në 2.5 secili.

Nga 38 komunat e vlerësuara, vetëm nëntë prej tyre kanë publikuar të gjitha dokumentet që janë të obliguara me ligj, ndërsa asnjëra nuk ka publikuar të gjitha dokumentet që e përbëjnë indeksin e Institutit GAP. Kartela Analitike e Kontos dhe Raporti i Auditorit të Brendshëm janë dy dokumentet më se paku të publikuara nga komunat.

Indeksi i transparences buxhetore publikohet në baza vjetore nga Instituti GAP dhe përveç vlerësimit, ai përmban rekomandime konkrete se si mund të përmirësohet transparenca buxhetore për secilën komunë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme