S’e duron dot gjuhën shqipe, braktis ceremoninë henbollisti maqedonas

S’e duron dot gjuhën shqipe, braktis ceremoninë henbollisti maqedonas

27 December 2018 15:30

Hendbollisti reprezentues i Maqedonisë dhe kapiteni i Vardarit Stojançe Stoilov ka braktisur ceremoninë e shpalljes së sportistit të vitit 2018 të Maqedonisë, pasi disa nga fituesit kanë folur edhe në gjuhën shqipe, transmeton Koha.net.

"Po ndihem i turpëruar dhe i poshtëruar” ka shkruar pa turp ai në grupin wiber të reprezentuesve maqedonas, përcjell agjencia serbe e lajmeve beta që thotë t’i ketë cituar mediet lokale.

Sportisti më i mirë i Maqedonisë për vitin e kaluar e ka braktisur ceremoninë solemne pasi përfaqësuesi i shkollës së mesme të Tetovës, pas marrjes së një shpërblimi. foli në gjuhën shqipe.

Kundër gjestit të Stoilovit ka reaguar Federate e Basketobllit e Maqedonisë.

Drejtori i Federatës Vladimir Temelkovski ka deklaruar se gjesti i hendbollistit më të mirë të Mqedonisë për të braktisur ceremoninë pse në të është folur në gjuhën shqipe, është i turpshëm. Ai ia ka përkutjuar atij se titullin e më të mirit vjet e kishte marrë edhe me votat të shqiptarëve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Justiniani Dardan28/12/2018 14:44

Po keta sllavo-maqedonet jane edhe njeherë me te zi se shkijet!

Shto koment

Të ngjashme