Arbëri

Brezovica, preferencë e shqiptarëve nga Shqipëria për festat e fundvitit

Brezovica dhe Prevalla janë ndër destinacionet e preferuara të shqiptarëve nga Shqipëria për të kaluar festat e fundvitit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Shumë nga shqiptarët me banim në Tiranë, por dhe nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, kanë vendosur t’i kalojnë ditët e fundit të vitit 2018 jashtë Shqipërisë, ku kanë zgjedhur vendet me dëborë për të shfrytëzuar më shumë resorët e skive në Brezovicë e Prevallë, krahas Kolashinit në Malin e Zi e Mavroves në Maqedoni.

Sipas agjencive turistike në Shqipëri, këtë vit nuk kanë munguar as preferencat për vendet e Evropës kryesisht në ato vende ku organizohen Christmas Market, si në Paris, Bruksel, Pragë, Budapest, Vjenë etj.

(Artikullin e plotë lexoni sot në “Koha Ditore”)