Arbëri

Të gjitha që ndodhën rreth takimit të krerëve shtetërorë dhe Ekipit negociues

Bashkëkryesuesit e ekipit shtetëror për dialogun me Serbinë, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, më 8 janar do të takohen në Bruksel me ndërmjetësuesen e këtij procesi, Federica Mogherinin, raporton KTV.

Ekipi negociues pritet t’i informojë zyrtarët e BE-së, për ecurinë e dialogut dhe për platformën e Kosovës për këtë proces.

Kjo u bë e ditur pas takimit që u zhvillua ndërmjet krerëve shtetërorë dhe ekipit dialogues, nikoqir i të cilit ishte kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Kryeparlamentari dhe presidenti ftuan LDK-në dhe Vetëvendosjen që t’i bashkohen këtij procesi. Që të dy thanë se po dialogojnë me Serbinë, për të marrë njohjen dhe për t’u anëtarësuar në OKB.

Pasi përfundoi fjalën e tij, Thaçi u largua nga konferenca.

Por, aty qëndroi Shpend Ahmeti, i cili tha se ende nuk ka pajtueshmëri të plotë për këtë proces.

Ahmeti tha se ka marrë përkrahjen e Thaçit dhe Haradinajt dhe se të dy do të pajtohen me vendimet e delegacionit. Por, këtu reagoi kryeministri Haradinaj.

Ahmeti u shfaq i nervozuar kur u pyet nga KTV-ja, nëse do ta ketë shef të dialogut presidentin Thaçi. Ai tha se më 8 janar do të shkojnë në Bruksel pa Thaçin.

Një takim të ngjashëm koordinues për dialogun, krerët shtetërorë dhe ekipi negociator, kanë paralajmëruar edhe me përfaqësuesit e vendeve anëtare të QUINT-it dhe atë të BE-së, Nataliya Apostolova.