Arbëri

Draft-rezoluta për Dialogun, joserioze – VV thotë se me këtë, Haradinaj shpërfilli Kuvendin

Një tjetër rezolutë për dialogun mund të dalë nga Kuvendi i Kosovës në mesin e javës së ardhshme.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme për të mërkurën, me arsyetimin se draft-marrëveshja e prezantuar nga qeveria Haradinaj, është problematike dhe e dëmshme, raporton KTV.

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, thotë se dokumenti ka probleme përmbajtjesore dhe nuk është i duhuri për dialogun me Serbinë.

që dokumenti si i tillë, nuk i është dërguar fillimisht kuvendit, por përfaqësueses së BE-së, sipas Nagavcit, tregon për shpërfillje të legjislativit, që do të duhej të ishte vendi për diskutim, e jo tryezat.

Për dialogun ka folur edhe kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati.

Murati është shprehur në favor të ripërcaktimit të kufijve, respektivisht, bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën, shkaku i vazhdimësisë territoriale.

Në mënyrë reciproke, sipas Muratit, duhet vepruar edhe me komunat në veri të vendit, Leposaviç, Zveçan e Zubin Potok, ndërsa ka kërkuar edhe heqjen e privilegjeve bllokuese të minoritetit serb.

e një marrëveshjeje përfundimtare, sipas Muratit, do të sillte rreziqe derisa ka kërkuar që të shfrytëzohet edhe përfshirja e SHBA-së në këtë proces.