Arbëri

Vitin e ardhshëm shkollat me tekste të reja

Vitin e ardhshëm shkollat me tekste të reja
Foto: Ilustrim/Koha

Dorëshkrimet e para për tekstet e reja shkollore, janë dorëzuar në Ministrinë e Arsimit dhe në fund të dhjetorit, pritet të dorëzohet edhe pjesa e dytë.

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, tha për televizionin publik se recensentët, do të merren me vlerësimin e dorëshkrimeve të dorëzuara dhe se do të jenë të kujdesshëm për të parë nëse janë eliminuar të gjitha dobësitë që kanë të bëjnë me gjuhën e diskriminimit apo edhe gabime të tjera. Tekstet do të jenë të gatshme për vitin shkollor 2019/2020.