Arbëri

PSD: Italia mbështet dialogun dhe delegacionin shtetëror

PSD: Italia mbështet dialogun dhe delegacionin shtetëror
Foto nga PSD-ja
 

Kryetari i Partisë Socialdemokrate dhe bashkëdrejtuesi i delegacionit shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, Shpend Ahmeti, ka pritur sot në Prishtinë ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Siç njofton komunikata, Ahmeti e njoftoi diplomatin italian me planin e punës dhe me përkushtimin e delegacionit shtetëror, për transparencë gjatë procesit të dialogut.