Komuniteti serbo-amerikan ka filluar peticionin on – line me të cilin i drejtohen presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Kongresit duke kërkuar, siç thuhet, mbrojtjen e popullit serb në Kosovë, transmeton Koha.net.
Në peticion in me titull “Ndalojeni dëbimin e serbëve ortodoksë nga Kosova” kërkohet që të ndërpritet përkrahja e SHBA-ës për udhëheqjen e Kosovës dhe për formimin e Ushtrisë së Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPeticioni i nënshkruar nga 2000 persona thotë se miliona serbë kanë votuar për Donald Trumpin, përcjell tanjug .
"Ajo që Jerusalemi është për hebrenjtë , ajo është Kosova për serbët. Kosova është serbe e jo shqiptare”, thuhet ndër të tjera në këtë peticion.