Rusia fton Perëndimin të mos e përkrahë Ushtrinë e Kosovës Foto: Koha

Rusia fton Perëndimin të mos e përkrahë Ushtrinë e Kosovës

21 dhjetor 2018 14:42

Përfaqësuesi Rusë në OSBE Aleksandar Lukasheviq ka deklaruar se vendim i Kosovës për transformimin e FSK-së në Ushtri është i paligjshëm dhe duhet të tërhiqet, ndërsa ka theksuar se Rusia e ndan shqetësimin me Serbinë lidhur me këtë, transmeton Koha.net.

"Jemi të bindur se vendimi i paligjshëm i Qeverisë në Prishtinë, i cili është në kundërshtim edhe me Kushtetutën e Kosovës, duhet të tërhiqet menjëherë. Lusim mbikëqyrësit perëndimorë që të përpiqen për këtë”, citon agjencia ruse tass të ketë thënë Lukasheviq në Vjenë.

Sipas tij, formimi i kësaj Ushtrie, do ta shtojë mundësinë e hapjes edhe të një konflikti në rajon.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Bariu21/12/2018 16:51

Ztr.Aleksandar Lukasheviq ... Aneksimi i Krimese dhe Gjeorgjisë ,Osetisë Jugore,eshte i paligjshem dhe duhet te terhiqeni URGJENTISHT!!!! Shume me mire do te ishte qe ju te merreni me te bemet tuaja te PISTA,sesa me punet e te tjereve,te cilat nuk kane per qellime,sikur ato te tuajat!!!

Shto koment

Të ngjashme