Ndërpritet seanca për mungesë të kuorumit, vazhdimi javën e ardhshme

Ndërpritet seanca për mungesë të kuorumit, vazhdimi javën e ardhshme
Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë punimet e seancës, për shkak të mungesës së kuorumit, ku mungonin deputetët e opozitës.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se vazhdimi i kësaj seancë do të mbahet javën e ardhshme, ku do të miratohen projektligjet, të cilat nuk arritën të votohen sot për shkak të mungesës kuorumit për votim.
Ndërsa, paralajmëroi se do të mblidhet Kryesia e Kuvendit për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme më 26 dhjetor, me kërkesë të LVV-së dhe LDK-së, për të diskutuar për draft-marrëveshjen e propozuar nga Qeveria e Kosovës për dialogun me Serbinë.
“Vazhdimi i seancave për shkak të mungesë së kuorumit, do të ndodhë në momentin dhe javën e ardhshme do të kemi seancë. Paskan bërë këta kolegë deputetë 40 nënshkrime qenkan, dhashë Zoti janë tamam, kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme më datë 26 dhjetor në orën 10:00, sa i përket pozicionit të shtetit tonë dialogun me Serbinë. Kjo vetëm për njoftime, edhe një herë ju lutem, kjo ke për korrektësi, e marrim seriozisht, pastaj unë e thërras mbledhjen e Kryesisë në momentin e caktuar, keni parasysh e mërkurë është dita 26 dhjetor 2018 në orën 10:00. Në shumicën absolute të rasteve ne kemi respektuar kërkesën e 40 deputetëve”, theksoi Veseli.
Ndërsa, sot në këtë seancë është votuar në parim projektbuxheti për vitin 2019, ndërsa projektligjet tjera, të cilat ishin në rend dite, nuk u arritën të votohen.
Cilat ligje kaluan e cilat jo në Kuvendin e Kosovës
Mundësuar nga Partia Socialdemokrate, në opozitë, shumica ka arritur të sigurojë kuorumin në Kuvendin e Kosovës për të kaluar disa ligje.
Në sallë nuk ishin deputetët e LDK-së dhe të Vetëvendosjes, e po ashtu as të Listës serbe të cilët qe një kohë e bojkotojnë punën e Kuvendit.
Në mesin e tyre më të rëndësishmin atë për Buxhetin 2019, i cili u miratua me 62 vota pro nga po aq deputetë sa ishin në Kuvend.
Derisa nuk kaloi Ligji për transmetuesin publik, e as ai për mbrojtjen nga zhurma.
Me 46 vota pro e dy abstenime në Kuvendin e Kosovës nuk kaloi Ligji për transmetuesin publik.
Kurse nuk ka kaluar as Projektligji për mbrojtjen nga zhurma.
Votimi për projeksione nuk kaloi me 30 pro, 7 abstenim e 14 kundër. Kanë votuar 51 deputetë.
Pasqyrat e Auditimit të Ministrisë së Kulturës, nuk kaloi.
Votimi i raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë nuk ka kaluar.
Votimi për shkarkimin e Shqiprim Pulës nga pozita e anëtarit të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare, - nuk kaloi.
Votimi i Raportit vjetor të Auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë për vitin 2017, ka kaluar me 53 pro, e tre kundër.
Votimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare, - nuk ka kaluar.
Votimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi, - nuk kaloi.
Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2017, - kaloi me 57 vota pro, 3 kundër e dy abstenime.
Votimi i rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin vjetor të Auditimit për vitin 2017, - kaloi me 57 pro, e 5 abstenime.
Votimi i kryesuesit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, sipas kërkesës së GP të PSD-së, - nuk ka kaluar.
Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, - nuk ka kaluar.
Kuvendi ka shkuar në 15 minuta pauzë.
Kuvendi miraton Buxhetin për vitin 2019
Me 62 vota pro nga po aq deputetë sa ishin në Kuvendin e Kosovës është miratuar Ligji për Buxhetin për vitin 2019.

Dështon në votim projektligjin për transmetuesin publik, Kuvendi në pauzë
Kryesuesi i Kuvendit, Xhavit Haliti ka vendosur për një pauzë 30 minuta pasi vetëm 36 deputetë nga 84 të pranishëm, kanë votuar projektligjin për transmetuesin publik të Kosovës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Fushë-Kosovë, imami Ismaili sulmohet fizikisht pranë xhamisë

Rama takohet me Vuçiqin e Kovaçevskin në Veronë në kuadër të “Ballkanit të Hapur”

Buleshkaj: Vitin e kaluar APK-ja pati rekord të dërgimit të rasteve në Prokurori

24 vjet nga vrasja e 86 civilëve në Kralan të Gjakovës

Sot mbahet marshi për drejtësi

Mot kryesisht i vranët të dielën në Kosovë

Aeroporti detyron nënën vetushqyese që kundërligjshëm të punojë natën

Lista Serbe kërcënon me “kryengritje”

Veprime të zbehta të Qeverisë për ulje të varfërisë

Sveçla: I arrestuari në veri, pjesë aktive e strukturës kriminale

Avokatët: Thaçi e të tjerët duhet të mbrohen në liri
