Arbëri

Deputeti i PD-së hedh vezë në drejtim të Ramës

Deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa tentoi të godiste me vezë kryeministrin Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Kreu i qeverisë sapo kishte marrë fjalën, kur deputeti u turr drejt foltores së Kuvendit dhe hodhi vezën, transmeton tch.

Vetëm ndërhyrja e Gardës ka shmangur përplasjen fizike.

Deputeti Endri Hasa është përjashtuar menjëherë nga Parlamenti.