Policëve gjatë orarit u ndalohen kafenetë dhe xhamitë

Qalaj thotë se polici Karaxha nuk u suspendua për djalin e Maxhunit

Shahadije Bikliqi Dragaçina Shahadije Bikliqi Dragaçina 19 December 2018 10:45
12:47

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj në raportimin para Komisionit për Punë të Brendshme, ka thënë se polici Afrim Karaxha nuk u suspendua për publikimin e skandalit të djalit të ish-shefit të Policisë, Shpend Maxhunit.

Suspendohet polici Karaxha, me dyshimin se informoi “Kohën Ditore” për djalin e shefit të AKI-së

Në raportimin e tij, Qalaj suspendimin e policit e ka arsyetuar me qasjen paleje të tij në sistemin e të dhënave.

“Polici i cili është suspenduar, ka hyrë në sistem mirëpo në një rast hyrjen që e ka bërë për 18 sekonda nuk e ka arsyetuar dhe është konstatuar se personi ka hyrë pa leje në sistem dhe ka nxjerr të dhëna që nuk i lejohet”, ka thënë Qalaj.

Ai ka bërë të ditur se janë në bisedime me institucionet e brendshme për të marrë vendim që të aplikojnë për INTERPOL gjatë vitit 2019.

10:45

Policëve gjatë orarit u ndalohen kafenetë dhe xhamitë

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj janë duke raportuar në Komisionin Parlamentar për Punë të Brendshme.

Qalaj para deputetëve ka thënë se orari i punës është duke u respektuar nga policia dhe se u është ndaluar qëndrimi në kafene dhe shkuarja në xhami gjatë orarit të punës, raporton KTV.

“Orari i punës është duke u respektuar qind për qind. Ua kemi ndaluar pjesëtarëve policorë qëndrimin në lokale gjatë orarit të punës dhe shkuarjen në xhami”, ka thënë Qalaj që ka bërë të ditur se Policisë i janë shtuar 107 pjesëtarë të intervenimit të shpejtë.

Mustafa i MPB-së ka thënë se objektivat e ministrisë që drejton janë luftimi i korrupsionit, krimin e organizuar siç është trafikimi i qenieve njerëzore dhe migrimin e pa rregullt.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka kërkuar nga Mustafa dhe Qalaj që të mos ndodhin më skandalet siç janë rastet si vjedhja e dhomës së dëshmive, suspendimi i policëve që dhanë informata për djalin e Shpend Maxhunit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Agroni (Ferizaj).19/12/2018 13:27

Po Pse more kjo ??? pa Kafe Nuk rrihet fare..hahahhaha

Shto koment

Të ngjashme