Trumpi i shkruan edhe Vuçiqit një letër si Thaçit

Trumpi i shkruan edhe Vuçiqit një letër si Thaçit

18 December 2018 23:01

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiqi ka marrë letër nga presidenti i SHBA-së Donald Trump të ngjashme me atë që sot e kishte publikuar kryetari Kosovës Hashim Thaçi, ka njoftuar sonte portali politiko, përcjell FoNet

"Vuçiq nga Trumpi ka marrë letër të ngjashme si ajo e Thaçit”, ka shkruar portali duke u thirrur në këshilltarin e Vuçiqit për medie të cilit nuk i përmendet emri, transmeton Koha.net.

Sipas FoNetit”, Politiko vlerëson se Trump kështu ka dashur t’i dërgojë mesazh kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili e ka kritikuar qasjen e Thaçit në negociata dhe i cili ka caktuar vijë të fortë ndaj Serbisë, përfshirë dhe taksën 100 % për mallrat e Serbisë.

Lexoni edhe: Çfarë i ka shkruar Donald Trumpi Hashim Thaçit

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme