Arbëri

Haradinaj: Gjermania partner shumë i rëndësishëm i Kosovës!

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot Stephan Mayer, sekretar parlamentar i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Gjatë takimit, u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve si dhe përkrahjen e Gjermanisë për Kosovën.

“Gjermania është partner shumë i rëndësishëm i Kosovës duke qenë mbështetëse e zhvillimit ekonomik dhe forcimit të shtetësisë së Kosovës”, tha kryeministri Haradinaj.

Po ashtu në këtë takim u bisedua edhe për çështjet tjera të rëndësishme për Kosovën, dialogun Kosovë - Serbi, për proceset politike brenda Kosovës si dhe për perspektivën eurointegruese.