Arbëri

Kemi zbatuar çdo marrëveshje të Brukselit, thotë Qeveria e Kosovës

Kemi zbatuar çdo marrëveshje të Brukselit, thotë Qeveria e Kosovës
Foto: Ksp

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka diskutuar për draft-marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe obligative ligjore në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Shefi i kabinetit të kryeministrit, Avni Arifi ka paraqitur draft-marrëveshjen, duke thënë se ajo parasheh që Serbia të njohë sovranitetin e Kosovës, të ketë drejtësi për krimet e luftës, të njihen viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe të sigurohet anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare.