Arbëri

LDK thotë se i takojnë dy anëtarë në KQZ, akuzon Presidentin se po i bën nder koalicionit aktual qeverisës

LDK thotë se i takojnë dy anëtarë në KQZ, akuzon Presidentin se po i bën nder koalicionit aktual qeverisës
Foto: Ilustrim

Këto ditë, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka pranuar një kërkesë nga Drejtori i Departamentit për Çështje Juridike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në kuadër të Zyrës së Presidentit, për nominimin e një anëtari të KQZ-së nga radhët e LDK-së, edhe pse në të kaluarën kërkesat e tilla për grupet parlamentare gjithnjë janë drejtuar nga vet Presidenti i vendit konform Kushtetutës dhe legjislacionit përkatës.

LDK vlerëson se Presidenti Thaçi, përkundër afatit ligjor për emërimin e anëtarëve të KQZ-së, sipas të cilit, jo më vonë se gjashtëdhjetë (60) ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve për Kuvend, që ishin certifikuar më 8 korrik 2017, “ende nuk ka emëruar përbërjen e re të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me çka ka bllokuar një institucion të pavarur dhe të përhershëm kushtetues”.