Në Bruksel ka përfunduar takimi i delegacionit të Kosovës i kryesuar nga kryeministri Ramush Haradinaj me delegacionin e Bashkimit Evropian të udhëhequr nga Federica Mogherini, transmeton Koha.net.
Pas takimit, është anuluar mbajtja e paralajmëruar e konferencës për shtyp nga kryesuesit e dy delegacioneve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTemë e konferencës ka qenë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës e Serbisë pas vënies së taksës nga Kosova 100 % për mallrat e Serbisë.
Mogherini i kishte dërguar një letër Haradinajt me të cilën kishte propozuar zgjidhje, sipas saj, për heqjen e taksës.
Qeveria e Kosovës e ka refuzuar propozim e saj.
Lexoni edhe: Haradinaj i përgjigjet BE-së për taksën dhe BE letër Haradinajt: Suspendoni deri të hënën tarifën ndaj Serbisë, ne ofrojmë zëvendësimin e emërtimit UNMIK me Kosovo*