Arbëri

Meta takon arbëreshët në Greci, veçon kontributin e DioGuardit për çështjen e Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta po qëndron në një vizitë zyrtare në Itali, ku sot zhvilloi një tjetër takim me komunitetin arbëresh atje.

Meta njoftoi nëpërmjet faqes së tij në Facebook se ishte i lumtur me takimin që kishte pasur me këtë komunitet në Greci, të provincës së Avellinos.

Presidenti shqiptar evidentoi si një nga figurat më të shquara të këtij komuniteti, Joe DiGuardin, ish-kongresistin e mirënjohur për avokatinë e shkëlqyer që i ka bërë të drejtave të shqiptarëve e çështjes së Kosovës në veçanti.

“I lumtur të takoja komunitetin arbëresh në Greci të Provincës Avellino. Ky komunitet nxori disa figura të shquara ku do veçoja Joe DioGuardin ish-kongresistin e mirënjohur për avokatinë e shkëlqyer që i ka bërë të drejtave të shqiptarëve e çështjes së Kosovës në veçanti”, shkroi Meta në Facebook.

Dje, Meta takoi arbëreshët në Irpinias në Provincën e Avellinos ku përuroi bustin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.