Arbëri

Marrëveshjet Kosovë-Shqipëri, skepticizëm për zbatimin e tyre

Marrëveshjet Kosovë-Shqipëri, skepticizëm për zbatimin e tyre
Foto: Ilustrim
 

Qyteti i Pejës u bë nikoqiri i pestë i takimeve ndërmjet dy qeverive shqiptare, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë. Pas Prizrenit, Tiranës, Prishtinës dhe Korçës, shumë marrëveshje u nënshkruan edhe në kryeqendrën e Dukagjinit.

Mirëpo, përveç trumbetimit mediatik dhe nënshkrimeve formalisht në letër, rezultatet konkrete të këtyre marrëveshjeve, memorandumeve, dhe protokolleve po shihen si vështirë të arritshme, duke u bazuar në moszbatimin e marrëveshjeve paraprake.