Maqedonia kundër Ushtrisë së Kosovës Foto: Driton Paçarada / Koha Ditore

Maqedonia kundër Ushtrisë së Kosovës

14 December 2018 16:37

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, është shprehur njëjtë sikur edhe NATO-ja sa i përket vendimit të Kosovës për transformimin e Forcës së Sigurisë.

Zaev ka thënë nuk është tani momenti për tensione në rajon, andaj edhe ka bërë thirrje për kujdes, me qëllim sigurimin e paqes dhe të bashkëpunimit në rajon.

“Unë e di se edhe qëndrimi i NATO-s është kështu - nuk është koha. Nuk na duhen tensione të reja. Edhe një herë, të mos harrojmë se Ballkani nuk e ka ndërmend të bëhet përsëri barut. Ju bëj apel kolegëve, kryeministrave, kryetarëve të shteteve, të kenë kujdes në hapat e tyre për shkak se obligimi ynë i përbashkët si gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, që kemi aspirata të anëtarësimit në BE, është ta zhvillojmë bashkëpunimin ekonomik, zhvillimi rajonal të rritet, të sigurojmë paqe të përjetshme, dhe të kemi integrim në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Zaev.

Ai kërkoi gjithashtu shqyrtimin e vendimit të institucioneve të Kosovës edhe sa i përket taksës 100 për qind për prodhimet e Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës.

“Apeloj që edhe masat tjera, që janë ekzistuese në pjesën e doganave të rishqyrtohen, të kthehen prapa dhe ti respektojmë organizatat ndërkombëtare”, ka thënë Zaev.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në Radio Evropa e Lirë

Komentet

alipash tepelena18/12/2018 15:20

kur te demilitarizohet i gjth ballakani athere as kosova nuk do te ket nevoje per ushtri, pra derisa ju sllavet keni ushtri dhe pervoja na tregon se sa her keni pas mundesi keni be gjenocid ndaj popullit shqiptar: Pra deri ather shqiptaret duhet te armatosen deri ne dhemb qe te mbrohet nga ju bishat e uralit e karpatve. Shqiptaret nuk harrojne historin. E vetmnja menyre e existimit te shqiptarve eshte te behen bashke dhe te forte sikurse izraeli, pra izraeli i ka arabet ne qafe kurse shqiptaret i kan sllavet dhe aziaoarabet e vetquajturit greket.

Shto koment

Të ngjashme