Gjermania thotë se Kosova ka të drejtë për Ushtri, kërkon përmbajtje nga Prishtina e Beogradi Foto: Koha

Gjermania thotë se Kosova ka të drejtë për Ushtri, kërkon përmbajtje nga Prishtina e Beogradi

14 December 2018 14:06

Gjermania ka kumtuar se miratimi i ligjeve për transformimin e FSK-së në Ushtri nuk bën të shfrytëzohet për përshkallëzim dhune dhe ka ftuar Serbinë e Kosovën për përmbajtje, transmeton Koha.net.

"Kosova si shtet sovran ka të drejtë t’i formojë forcat e veta të rregullta e të armatosura e”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë Rainer Breul.

Ai ka theksuar nevojën n për normalizim marrëdhëniesh ndërmjet Serbisë e Kosovës dhe ka apeluar te të dy palët që të vetëpërmbahen.

"Miratimi i ligjeve nuk guxon të përdoret për përshkallëzim të mëtejmë”, ka thënë ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme