Kocijançiq: BE-ja ka qëndrim të njëjtë me NATO-n për FSK-në

Kocijançiq: BE-ja ka qëndrim të njëjtë me NATO-n për FSK-në

14 December 2018 14:02

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Bashkimit Evropian, përgjegjëse për Ballkanin Perëndimor ka deklaruar që BE-ja e ndanë mendimin e njëjtë me NATO-n që mandati i Forcës së Sigurisë së Kosovës mund të ndërrohet vetëm përmes procesit gjithëpërfshirës dhe gradual, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Bashkimi Evropian pret që Kosova të vazhdojë që të mbajë obligimet e veta që dalin nga Marrëveshja e Parë, që është arritur në prill të vitit 2013 në Bruksel, si dhe aranzhimeve të saj të sigurisë”, ka theksuar Kocijançiq.

Vendimi i Kuvendit të Kosovës që FSK-ja të ketë kapacitete ushtarake, nuk u mirëprit nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Pas miratimit të tri ligjeve për ushtrinë në Kuvend, Stoltenberg u shpreh se ky vendim nuk vjen në një kohë “të përshtatshme”.

“Më vjen keq që ky vendim është marrë pavarësisht shqetësimeve të shprehura nga NATO. Përderisa transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në parim është çështje për të cilën duhet të vendosë Kosova, ne e kemi bërë të qartë se kjo lëvizje vjen në kohën të papërshtatshme”, ka thënë Stoltenberg.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

alipash tepelena14/12/2018 15:15

shume e vertet zonja BE, kja gje ish dasht te ndodhe qe moti, e sikurse te pritshim drit jeshile nga ju athere me siguri ju do te vazhdoni me experiencen tradicionale te ndarjes se trojeve shqiptare sepse sikur duket BE nuk qenka ngufu me ndarjet e trojeve tane shqiptare qe nje shekull. zoti e bekofte ameriken dhe shqiptaret kudo qe jane.

Shto koment

Të ngjashme