Arbëri

Komandanti Suprem i FSK-së i lut ushtarët të jenë të drejtë dhe në shërbim të vendit

 

Me xhaketë ushtarake, pantallona e këpucë civile, Komandanti Suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Hashim Thaçi, ka inspektuar pjesëtarët e FSK-së, vetëm pak orë para se Kuvendi të miratojë ndryshimin e mandatit të tyre.

Meritorët kryesorë të shndërrimit në Ushtri, ai ka thënë të jenë vetë ushtarakët e Forcës, për çka ka thënë se ka ardhur personalisht t’i falënderojë, për ditën e madhe që do të ndodhë të premten.