Kosnett: Pas votimit të Ushtrisë, energjitë të përqendrohen në dialogun me Serbinë

Kosnett: Pas votimit të Ushtrisë, energjitë të përqendrohen në dialogun me Serbinë

13 December 2018 14:21

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se votimi i së premtes i transformimit të FSK-së në ushtri është datë historike për Kosovën.

Në një postim në Twitter, Kosnett ka shkruar se SHBA-ja do të përkrah zhvillimin profesional dhe transformimin organizativ të FSK-së, transmeton Koha.net.

“Duhet të ketë rol pozitiv për Kosovën dhe rajonin, duke reflektuar karakterin multi-etnik të vendit, gjithashtu edhe dedikimin e kosovarëve për paqe”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

“Seanca e nesërme e Kuvnedit dhe ceremonia e FSK-së, duhet të jenë ngjarje për reflektim dhe ridedikim për paqe, stabilitet dhe prosperitet për Kosovën dhe fqinjët e saj. Tani është koha për të gjithë liderët dhe palët që të fokusojnë energjinë në dialog”, ka shkruar ambasadori amerikan në Kosovë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme