Arbëri

Vuçiq: Kosova është vuajtja jonë e madhe e KFOR-i nuk do ta çarmatosë Ushtrinë e saj

Vuçiq: Kosova është vuajtja jonë e madhe e KFOR-i nuk do ta çarmatosë Ushtrinë e saj

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se qëllimi i Kosovës për të formuar Ushtrinë nuk është në përputhje me të drejtën, as me Rezolutën 1244 dhe ka shtuar se është detyrë e KFOR-it ta çarmatosë atë, transmeton Koha.net.

“Kosova për ne është vuajtja e madhe, për shkak të hapit të saj dhe paralajmërimit për formim të Ushtrisë gjë që nuk është në përputhje as me të drejtën dhe as me Rezolutën 1244. Është detyrë e KFOR-it që ta shpërbëjë Ushtrinë. Por ai nuk do ta bëjë këtë, ai do të thotë se ka ndryshuar çdo gjë qëkur është shpallur pavarësia” citon b92 të ketë thënë Vuçiq.