Arbëri

Serbia e alarmuar me formimin e Ushtrisë së Kosovës, paralajmëron konsulta me Rusinë e Kinën

Një ditë para mbledhjes së Kuvendit të Kosovës në të cilën është paraparë procedimi i ligjeve që shndërrojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Armatosur të saj, Serbia i ka varur shpresat e fundit tek UNMIK-u se do të mundë të ndalet ky hap i ë Kosovës si dhe te Rusia e Kina çfarë të bëhet pas këtij hapi , transmeton Koha.net.

Për këtë qëllim është ftuar dhe në Beograd sot ka shkuar shefi i UNMIK-ut Zahir Tanin i cili atje është pritur dhe ka folur me kryetarin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.