Drejtësia inicion raste të korrupsionit pa pasur dëshmi

Drejtësia inicion raste të korrupsionit pa pasur dëshmi

Drenushë Maxhuni Drenushë Maxhuni 13 December 2018 11:45

Koalicioni i OJQ-ve “Java Anti-korrupsion” ka organizuar tryezën për diskutim publik me udhëheqësit e partive politike në Kosovë, me rastin e publikimit të raportit lidhur me nevojën e procesit të verifikimit në Kosovë.

Me këtë rast Ehat Miftaraj nga IKD ka treguar gjetjet e këtij raporti. Sipas tij, institucionet e sigurisë në Kosovë kanë dështuar për të ofruar siguri dhe të drejtën për jetë, transmeton Koha Ditore.

“Organet e sigurisë në Kosovë iniciojnë raste të korrupsionit për individë të caktuar pa pasur dëshmi. Kosova ka nevojë për vetting. Në bazë të analizave dhe pyetësorëve që janë dhënë nga organizata ndërkombëtare besimi i qytetarëve në institucionet e drejtësisë është më i dobëti”, ka deklaruar Miftaraj.

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj ka kundërshtuar fuqishëm qëndrimin e koalicionit të OJQ-ve që sistemi i drejtësisë në Kosovë është i kapur.

“Unë mendoj që sistemi i drejtësisë në Kosovë ka probleme shumë të mëdha. Përfundimi i juaj në këtë raport që sistemi i drejtësisë është i kapur nuk shërben shumë, mund të ketë sisteme të caktuara të drejtësisë që janë të kapura por që në total është i kapur nuk qëndron”, ka deklaruar Nitaj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme