Odalloviq sikur kërcënon, “Haradinaj po luan me zjarr”

Odalloviq sikur kërcënon, “Haradinaj po luan me zjarr”

12 dhjetor 2018 09:29

Beograd, 12 dhjetor - Sekretari i përgjithshëm i Punëve të Jashtme i Serbisë, Velko Odalloviq i ka thënë RTS-së se Ramush Haradinajt, kryeministrit të Kosovës, nuk është dashur t’i lejohej ekzibicionizmi që po e bën me serbët dhe ka shtuar se ai po luan me zjarrin, transmeton Koha.net.

Ai është shprehur se do t’i pëlqente që lajm nga Prishtina të ishte se nuk do të ketë masa të reja kundër Beogradit, si produkt i angazhimit të mentorëve dhe sponsorëve të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt.

Odalloviq, siç transmeton FoNet, ka shtuar se vetë Haradinaj më herët kishte thënë se do të bëjë ashtu siç i thonë amerikanët dhe se po përpiqet të marrë mbështetje për lojën të cilën po e luan dhe kjo është formimi i Ushtrisë së Kosovës.

Ai ka komentuar edhe çështjen e taksave për produktet serbe, ndërsa ka përmendur “dosjet serioze” për krimet e kryera, sipas tij, nga komandantët e UÇK-së. “GHrupi për përcaktimin e fakteve për krimet ia ka dorëzuar Prokurorisë (bëhet fjalë për Prokurorinë Speciale për Krimet e Luftës- v.j) që pasqyrojnë strukturën komanduese të UÇK-së dhe lidhjen e saj me krimet”.

Velko Odalloviq është i lindur në Kosovë (Vrellë të Lipjanit). Ka qenë zyrtar me pozita të larta në Kosovë gjatë sundimit të Sllobodan Millosheviqit, ndërsa pas suprimimit të autonomisë së Kosovës dhe okupimit të saj nga ai regjim ishte prefekt i të ashtuquajturit rreth i Kosovës, zëvendës gjatë viteve 1995 deri më 1997 dhe prefekt nga viti 1997 deri më 2001, rikujton Koha.net.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme