Haradinaj: Nuk është kiamet i madh që ushtarët e lirisë po shkojnë në Hagë Foto: Koha / ilustrim

Haradinaj: Dorëheqja e kryetarëve të komunave veriore antikushtetuese

11 December 2018 15:54
15:58

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë, ka folur edhe për dorëheqjet e katër kryetarëve të komunave veriore.

Ai tha se është një vendim pezull sepse në të shkruan “Kosova dhe Metohia”, që është antikushtetuese.

Ky dokument, sipas kryeministrit, nuk vlen as për Kushtetuesen.

Haradinaj sërish ka folur edhe për masat që Kosova ka vënë ndaj Serbisë duke thënë se tash janë identifikuar edhe masa të reja ndaj shtetit fqinj.

Ai po ashtu tha se kushdo që i lejon vetes që të flasë për korrigjim të kufijve, është e dëmshme edhe për rajonin.

Haradinaj, duke folur për Javën e Kundër Korrupsionit, ka thënë se Qeveria ka kryer punë dhe ligje për luftimin e korrupsionit duke përmendur kështu buxhetin për sistemin e drejtësisë që është rritur mbi 30 për qind.

Në mbledhjen e Qeverisë sot është miratuar kërkesa e Këshillit Prokurorial të Kosovës për aprovimin e shtesave për prokurorët e Prokurorisë Speciale.

I pyetur përse ka ardhur ky vendim, Haradinaj ka thënë se nuk është vendim i ri. “Çka të bëjmë, a t’ua ndalim pagat prokurorëve?”, ka pyetur Haradinaj.

15:54

Haradinaj: Nuk është kiamet i madh që ushtarët e lirisë po shkojnë në Hagë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se “nuk është bërë nami” se disa nga ish-bashkëluftëtarët e tij janë ftuar në Hagë nga Gjykata Speciale.

Haradinaj është pyetur nga gazetarët për ftesat e reja që kanë ardhur për Rrustem Mustafën, Sami Lushtakun e disa tjerë, por ai tha se “nuk është kiamet për ushtarët e lirisë – shkojnë e kthehen”, raporton Ksp.

“Nuk është kiamet i madh, por lutem që të kthehen”, tha Haradinaj.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme