Arbëri

Juncker refuzon rishikimin e marrëveshjes për Brexit

Strasburg, 11 dhjetor – Në Këshillin e Europës do të kemi një mysafir të papritur, Brexit-in, por unë jam i befasuar sepse kishim ranë dakord me qeverinë britanike dhe me sa duket ka probleme kur i afrohemi qëllimit, theksoi presidenti i Komisionit të BE Jean-Claude Juncker në seancën plenare të Parlamentit Europian.

“Unë do të takohem me kryeministren britanike, May, por marrëveshja që kemi arritur është më e mira e mundshme, e vetmja e mundur, nuk ka vend për manovrim për negociata të reja’’, shtoi ai, transmeton ATSH raportimin e ANSA-s

“Marrëveshja për rikthimin e Britanisë së Madhe nuk do të rihapet’’, shtoi ai.

“Problemi më i madh është ”backstop”-i me Irlandën, ne kemi gjithçka në fuqinë tonë për të mos e përdorur, por është e nevojshme ta kemi në dispozicion. Irlandën nuk do ta lëmë asnjëherë vetëm’’, theksoi Juncker.