Arbëri

Haradinaj për FT: Brukseli s’i ka dëgjuar sa duhet ankesat tona ndaj Beogradit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar Brukselin se duhet t’i merr më seriozisht aspiratat evropiane të vendit për të shmangur paqëndrueshmëri të mëtejme në Ballkan. Ai ka akuzuar Serbinë se po punon në interes të Rusisë për të destabilizuar rajonin.

Në një intervistë për “Financial Times”, Ramush Haradinaj ka akuzuar Serbinë për ofensivë diplomatike për të rrezikuar shtetësinë e kontestuar të vendit të tij.

“Ne besojmë se Evropa na ka dhënë një shans, një rrugë për t’u bërë anëtarë të BE-së dhe i jemi falënderues për këtë”, ka thënë Haradinaj. Por ka shtuar se liderët e BE-së nuk kanë reaguar në mënyrë të duhur ndaj ankesave të Prishtinës për Beogradin, transmeton Koha.net.

Ai tha se ndërsa BE-ja ka investuar fonde dhe personel për të normalizuar Kosovën dhe rajonin, “të gjitha veprimet e Serbisë janë kundër interesave të BE-së për të stabilizuar Ballkanin Perëndimor, dhe në interes të Rusisë për të mbajtur situatën kaotike në rajonin tonë”.

Shkrimin e plotë e gjeni në “Financial Times”.