Arbëri

Ismaili: Bari kundër kancerit dikur blihej me 32 euro, tash kushton rreth 3.5 euro

Foto: Ilustrim
 

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka vazhduar me publikimin e dëshmive rreth abuzimit të çmimeve me barna në kuadër të javës anti-korrupsion.

Sot, ministri ka publikuar të dhënat e kontratave të Imatinibit, barit që përdoret nga të sëmurët me kancer dhe leukemi.