Oficerët doganor kanë arritur të kapin një furgon të ngarkuar plotë me pije jo-alkoolike që dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia.
Rreth orës 11:00 njësitet e Doganës kanë ndaluar një veturë për kontroll të detajuar e drejtuar nga një shtetas kosovar/shqiptar. Gjatë kontrolli janë gjetur të ngarkuara sasi të madha të pijeve jo alkoolike si Coca cola 1072 litra, Fanta 160 litra, Shweppes 60 litra.
Siç njofton dogana, malli nuk kishte asnjë dokumentacion dhe i njëjti është me origjinë nga Serbia pra dyshohet të jetë kontrabanduar, vetura dhe mallrat konfiskohen deri në përfundim e procedurës kundërvajtës, përcjell kp.
“Dogana fton të gjithë qytetarët që hasin këso mallra të lajmërojnë institucionet pasi përveç që janë të kontrabanduara nuk kanë të kaluar asnjë kontroll në aspektin e cilësisë”, thuhet në njoftimin e doganës.

-
Ndalohet një tentim kontrabande me pije alkoolike nga Serbia
-
Sekuestrohen 3.6 tonë pije joalkoolike në Lipjan, ishin kontrabanduar nga Serbia
-
Parandalohet kontrabanda e 2400 litrave alkool etilik me origjinë nga Serbia
-
Sekuestrohen në dy lokacione në Kosovë vaj e pije të kontrabanduara nga Serbia
-
Kapen në Mitrovicë mbi 2,500 litra pije të gazuara të kontrabanduar