Plan veprimi për të ulur përdorimin e tepruar të antibiotikëve

Plan veprimi për të ulur përdorimin e tepruar të antibiotikëve

09 December 2018 14:38

Shitja e pakontrolluar e barnave pa recetë të mjekut, vazhdon të karakterizojë tregun e barnave në Kosovë. Në përpjekje që të zbatojë ligjin përkatës, i cili ndalon shitjen e barnave pa udhëzim apo recetë të mjekut, së fundit, Ministria e Shëndetësisë ka miratuar një plan veprimi. Aty, i kushtohet rëndësi parësore përdorimit të antibiotikëve.

Konsumimi i antibiotikëve në Kosovë mbetet i lartë, ndonëse viteve të fundit, sipas statistikave, ka një rënie të konsumimit.

Përdorimin e pakontrolluar të antibiotikëve e ka mundësuar blerja e tyre pa recetë të mjekut.

Kosova, llogaritet si “kampione” e përdorimit të antibiotikëve duke e zënë vendin e parë në Evropë me një lloj antibiotiku që shitet në treg, ndërkaq zë vendin e nëntëmbëdhjetë (19) për përdorim të përgjithshëm.

Si rrjedhojë, ditë më parë ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka nënshkruar ‘Planin e Veprimit për Rezistencën Antimikrobike’, i cili do të shërbejë si një udhërrëfyes për të gjitha spitalet publike, partnerët shëndetësorë, veterinarë e mjedisorë për të ulur rezistencën ndaj antibiotikëve dhe për të rritur sigurinë shëndetësore të popullatës.

Lajmin e plotë mund ta lexoni në Radio Evropa e Lirë

Komentet

Shto koment

Të ngjashme