Arbëri

Kurti: Koalicioni qeverisës dështoi në luftimin e korrupsionit dhe heqjen e vizave

Kurti: Koalicioni qeverisës dështoi në luftimin e korrupsionit dhe heqjen e vizave

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një konferencë për medie, ka thënë se qeveria e vendit ka dështuar në liberalizimin e vizave dhe luftimin e korrupsionit.

“Kosova njihet qe i ka ligjet e mira por ato mbeten vetëm në letër. Si bëhet që Kosova ka kaq shumë korrupsion dhe ministrat e drejtësisë nuk u shkarkuan. Ne kemi ministër të drejtësisë por s’kemi drejtësi. Para një dekade presidenti i sotëm patë premtuar liberalizim të vizave, ndërkaq Haradinaj premtoi liberalizim për tre muaj, që të gjithë këta janë gënjeshtar e mashtrues, e asnjëri prej tyre nuk jep dorëheqje, populli e shteti ynë nuk i meriton këta. SHBA dhe BE dëshirojnë një të ardhme të ndritur për kosovarët të bazuar në shtetin e së drejtës. Së fundmi parlamenti evropian miratoi rezolutën për Kosovë, ku është thënë “ shprehim shqetësimin për mos financimin e drejtësisë në Kosovë” me fjalë të tjera ky koalicion jo vetëm që sa luftuar krimin e korrupsionit por ka kapur të gjitha ndërmarrjet publike. Ende nuk ka arritur të ketë asnjë aktgjykim të formës së prerë për profilet e larta, faji është tek ky koalicion qeverisës. Para dy vitesh Reshat Millaku ka thënë që për hir të liberalizimit të vizave i ka ngrit 23 aktakuza për keqpërdorim të detyrës nga zyrtarë të lartë, këta këtë e kanë bërë për liberalizim e jo për drejtësi e shtet. Përgjegjësia duhet të ketë një emër e një adresë”, tha ai, raporton Ekonomia Online.