Këshilli i Ambasadorëve të Shqipërisë përshëndet krijimin e Ushtrisë së Kosovës Foto: Ilustrim/Koha

Këshilli i Ambasadorëve të Shqipërisë përshëndet krijimin e Ushtrisë së Kosovës

07 December 2018 22:31

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, ka përshëndetur votimin e Kuvendit të Kosovës, i cili do t’i hap rrugë krijimit të Forcave të Armatosura.

Përmes një deklarate për media, Këshilli i Ambasadorëve shkruan se krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, është një lajm i mirë për të gjithë pasi tashmë sovraniteti territorial është në duar të sigurta.

Deklarata e Këshillit të Ambasadorëve:

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vlerëson se votimi i datës 14 Dhjetor në Kuvendin e Kosovës në mbështetje të krijimit të Forcës së Armatosur të Republikës së Kosovës është një zhvillim që vjen në kohën e duhur.

Kosova duhet të jete e aftë të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të saj nga çdo kërcënim i jashtëm dhe nuk do të përbëjë rrezik për asnjë nga vendet fqinje.

Transformimi i FSK-së në një Forcë të Armatosur do të forcojë perspektivën Euro-Atlantike të Kosovës dhe do ti shërbejë paqes e stabilitetit rajonal.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshëndet qëllimin dhe dëshirën e Kosovës për tu kthyer nga një konsumuese në një kontribuese të sigurisë në rajon e më gjerë.

Në këtë kontekst, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshëndet iniciativën e Qeverisë së Kosovës për hartimin e projektligjeve dhe krijimin e kuadrit të nevojshëm ligjor për transformimin gradual të Forcës së Sigurisë së Kosovës në një Forcë të Armatosur të Republikës së Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme