Arbëri

Kosova mirëpret shkëmbimin e përvojave të tregut të lirë me Korenë e Jugut, thotë Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka takuar një delegacion nga Koreja e Jugut.

Ai thotë se Kosova mirëpret shkëmbimin e përvojave me Korenë e Jugut në zhvillimin e demokracisë dhe tregut të lirë, transmeton Koha.net.

“Me Korenë Jugore, si shtet mik i Kosovës, kemi vullnetin e plotë të avancojmë partneritetin në të gjitha fushat e interesit të përbashkët. Intensifikimi i marrëdhënieve politike dhe ekonomike ishte në fokus të takimit me delegacionin nga Korea Jugore, prirë nga drejtori i Institutit Demokratik Kim Min-Seok. Kosova mirëpret shkëmbimin e përvojave më të mira në zhvillimin e demokracisë, prosperitetit dhe tregut të lirë”, thotë Haradinaj.