Arbëri

Sonte 24 gra marrin trofetë “Zonjat që bëjnë Shqipërinë”

Sonte 24 gra marrin trofetë “Zonjat që bëjnë Shqipërinë”

Asnjëra prej tyre nuk është zgjuar me ëndrrën “që të ndërtojë” Shqipërinë, edhe pse çdo ditë, ashtu si edhe të tjera si ato, e bëjnë këtë, pa e bërtitur. Janë zonja në profesionet e tyre, që nga biznesi, drejtësia, shëndetësia, arti e kultura. Ka mes tyre avokate, mjeke, sipërmarrëse, fizikane, menaxhere, historiane, studiuese arti, shkrimtare, botuese, muzikante, gazetare…

Dhe nuk janë vetëm shqiptare, por edhe të huaja, që kanë zgjedhur Shqipërinë. “Zonja që bëjnë Shqipërinë”, kështu ka vendosur t’i quajë Albania Excellence 24 gra, që përpiqen të bëjnë më të mirën në profesionin e tyre. Mbrëmjen e 7 dhjetorit, në ambientet e Mak Albanias, në një ceremoni Gala, do të ndahet trofeu që mban pikërisht këtë emër: “Zonjat që bëjnë Shqipërinë”, shkruan “Panorama”.