Arbëri

Të gjitha vendimet që sot morën aprovimin e Qeverisë së Kosovës në mbledhjen e 78-ë

Foto nga Qeveria e Kosovës
 

Në mbledhjen e sotme, që ishte e 78-a, kabineti qeveritar ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Infrastrukturës për autorizim lidhur me aprovimin e Deklaratës së Përbashkët për Strategji të re Hekurudhore në Ballkanin Perëndimor, e cila shpreh gatishmërinë e shteteve të Evropës Juglindore për të ndërmarrë veprime duke siguruar: mbështetje në politika zhvillimore, aktivitete në koordinimin ndërinstitucional, dhe ndërshtetëror, mbështetje teknike, mbështetje financiare, mbështetje institucionale, e cila është në dobi të gjitha shteteve nënshkruese të kësaj deklarate.

Siç njofton komunikata nga Qeveria, vendimi i dytë që mori aprovimin e Qeverisë së Kosovës, ishte Rregullorja për Autorizim, qëllimi i së cilës është njoftimi i praktikave dhe dhënia e autorizimit ndërmarrjeve për ushtrimin e praktikave për të cilat kërkohet autorizimi.