Vuçiq: Mund të themi se Kaçaniku është fshat i mrekullueshëm serb, por...

Vuçiq: Mund të themi se Kaçaniku është fshat i mrekullueshëm serb, por...

06 dhjetor 2018 14:40

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq për tv pink ka folur për gjendjen në Kosovë dhe aktiviteteve rreth saj që po zhvillohen në Beograd, transmeton Koha.net.

“Me faktin që flitet se e gjitha është jona ose e tyre, nuk do të arrijmë kurrfarë marrëveshjeje. Mund të themi se Kaçaniku është fshat i mrekullueshëm serb, por atje, për kokë banori, jetojnë më shumë pjesëtarë të ISIS-it apo të Al Kaidës se sa kudo tjetër në botë”, tha ai dhe pyeti:

Sa nga ju jeni të gatshëm t’i dërgoni fëmijët për të luftuar me ta?

“Ne në Kosovë jemi diku 5-6 për qind, ndërsa në jug të lumit Ibër rreth 2 për qind. Për këtë jemi fajtor edhe ne,e dhe për shkak të gjitha gjërave që kanë ndodhur në vitet e 90-ta, por edhe për shkak se pas kësaj nuk kemi luftuar për popullin tonë. Vetëm se jemi dhënë pas rezolutave dhe e kemi hequr nga Kombet e Bashkuara ... Këto gabime duhet t’i kuptojnë njerëzit , gabime gjithmonë paguhen gjatë historisë”, ka thënë Vuçiq, transmeton Koha.net .

Ai ka shtuar se as Gjermania nuk mund ta kërkojë Kaliningradi, që ka qenë Keninzberg gjerman, e po ashtu as Strasbourgun, sinonim i Goethes, që tash është në Francë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme