Arbëri

Tahiri kërkon më shumë cilësi në përgatitjen e juristëve për tregun e punës

Tahiri kërkon më shumë cilësi në përgatitjen e juristëve për tregun e punës

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim rektorët e universiteteve dhe të kolegjeve të Kosovës, me të cilët ka diskutuar për nevojën e modernizimit të kurrikulave në përgatitjen e juristëve për nevojat e tregut të punës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Edukimi ligjor dhe arsimi juridik, sipas Tahirit, është jetik në konsolidimin e sundimit të Ligjit në Kosovë, meqë kuadrot për këtë sistem përgatiten nga institucionet arsimore.