Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott, ka thënë sot se SHBA-ja dhe BE-ja janë të bashkuara në bindjen se tarifa duhet të hiqet.
Ai me këtë rast, në Twitter, siç përcjell rts, në gjuhë serbe ka shkruar:
“Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës është rruga e vetme drejt stabilitetit e prosperitetit.Nevojitet gjakftohtësi dhe udhëheqje e guximshme. SHBA-ja dhe BE -ja janë të bashkuar në bindjen se tarifa duhet hequr”, transmeton Koha.net.
Normalizacija odnosa između Srbije i Kosova je jedini put ka stabilnosti i prosperitetu. Potrebne su mirne glave i hrabro vođstvo. SAD i EU su ujedinjene u uverenju da tarife treba ukinuti. https://t.co/QsA3Bg1LPe
— Ambassador Kyle Scott (@usambserbia) December 4, 2018
Kyle Scott sot ka biseduar me kryetarin e Serbisë, Alaksandar Vuçiq, i cili e ka lutur që SHBA ta shfrytëzojë ndikimin e vet politik dhe t’ia tërheqë vërejtjen Kosovës se “me hapin e vet po e rrezikon paqen e stabilitetin në rajon”.
Scott nuk e ka komentuar paralajmërimin për formimin e Ushtrisë së Kosovës.
Me Vuçiqin sot kanë biseduar edhe ambasadori i Kinës dhe ai Rusisë në Beograd.