Arbëri

Dokumentet publike, të mbyllura për publikun

Foto: Ilustrim
 

Institucionet publike të Kosovës janë ndër të vetmet në rajon, të cilat nuk njohin obligimin për seleksionimin e dokumenteve që janë të hapura për publikun ose konfidenciale.

Edhe pse ligji për qasje në dokumente publike parasheh që prej hartimit të një dokumenti, organet publike duhet ta vendosin klauzolën, nëse ai është publik ose konfidencial, kjo nuk zbatohet në praktikë.