Arbëri

Surroi e Shllaku me iniciativë për të mbështetur dialogun final, thotë Haradinaj

Foto: Ramush Haradinaj / FB
 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim publicistin Veton Surroi si dhe drejtorin ekzekutiv të Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur, Luan Shllaku.

Me këtë rast, Haradinaj me Surroin e Shllakun, kanë biseduar për procesin e dialogut Kosovë - Serbi si dhe nevojën për unifikimin e të gjithë spektrit politik dhe të shoqërisë civile, në këtë fazë të zhvillimeve shumë të rëndësishme për vendin.